Fale bukurive natyrore dhe trashigimisë kulturore, ishulli i Zvërnecit është një ndër zonat më të njohura dhe turistike të Shqipërise.

Mes gjelbërimit të përhershëm të pishave, ai duket si një bizhu në ekosistemin e kripur të lagunës së Nartës.

Ishulli është mjaft tërheqës për turistët jo vetem për pyllin fantastik prej disa hektarësh me pemë të larta që i qëndrojnë si kurorë bukurie, por edhe për Manastirin e Shën Mërisë, një vepër e periudhës bizantine.

Ky objekt kulti është një nga veprat më mbresëlënëse të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Ai lidhet me tokën nëpërmjet një ure druri 270 metra të gjatë që mundëson soditjen e florës, faunës dhe peisazhave të mrekullueshme.

I gjithë kompleksi me pemë të larta është mbresëlënës dhe konsiderohet si habitat i pasur në fushen e studimeve shkencore.