Shkodra me të drejtë quhet qyteti i biçikletave. Ky qytet renditet i pesti në Europë për përdorimin e biçikletës në raport me numrin e popullsisë.

Kjo traditë zë fill që në fillim të shekullit të kaluar , pikërisht në vitin 1907.

Asokohe, konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër solli mjetin me dy rrota që supozohet të jetë edhe biçikleta e parë që ka hyrë në Shqipëri.

Ky mjet miqësor me mjedisin përdoret masivisht edhe në ditët e sotme te lulëzimit të teknologjisë së makinave.

Tradita e krijuar për më shumë se një shekull është arsyeja kryesore, por edhe lehtësitë që krijon lëvizja me biçikletë e bën atë të pranishme pothuajse në cdo familje shkodrane.

Rrugët e qytetit, çdo ditë janë të mbushura me biçikleta, të cilat i përdorin masivisht edhe gratë.

Çdo vit në Shkodër, i kushtohet një ditë e veçantë këtij mjeti, që vazhdon të përdoret masivisht....