Kalaja e Krujës është kalaja më e vjetër në gjithë territorin shqiptar dhe radhitet si një prej kalave më të mira në të gjithë botën.

Në shek XIII-XIV, (13-14), Kruja ishte qendra e shtetit të Arbrit.

Kalaja e Krujës është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore të shkëputur nga mali Sarisalltëk dhe nga formacionet kodrinore përreth.

Sipas të dhënave arkeologjike kodra ka qenë e banuar që në shekullin e V-VI. të erës së re.

Kruja, kalaja e ketij qyteti dhe historia e popullit shqiptar, jane te lidhura ngushte me emrin dhe heroizmin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Në një kohë kur perandoria osmane sundonte një pjesë të madhe të Evropës, duke përfshirë Konstantinopojën dhe Ballkanin, kalaja e Krujës mbeti e pamposhtur për një periudhë të gjatë.

Ishte Gjergj Kastrioti, Skënderbeu me luftetaret trima që e mbrojtën këtë kala deri në vdekje.

Pranë kullës se kalase ngrihet madhështor Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, i ndërtuar në fillim të viteve ’80.

Kalaja e Krujes është nje identitet i spikatur qendrese, frymezimi dhe krenarie per shqiptaret. Gjithashtu një prej vendeve më të vizituara nga turistët.