Dihet që skulpturat janë elementet bazë që tregojnë kulturën e një populli dhe sjellin në evidencë identitetin kombëtar.

Arti kristalizon dhe lartëson vlerat e një shoqërie deri në piedestalin më të lartë.

Edhe në Tiranë ka një traditë të pasur për ekspozimin e veprave të artit në mjediset publike. Një shembull tipik është lulishtja pranë institucioneve të rëndësishme si Akademia e Shkencave dhe Kuvëndi i Shqipërisë. Aty ndodhen veprat që i kushtohen Nolit, Deradës, Budës, Cabejt, disidentit Arbnori, Godos dhe martirëve të fjalës së lirë.

Pavarësisht rrymave të ndryshme që janë frymëzuar autorët, këto vepra arti që gershetojnë vlerat historike me ato artistike janë kthyer ne pika referimi dhe përbëjnë një kontribut për zhvillimin e turizmit.