Apolonia është qytet antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri i kohës antike që do ti bënte nder cdo vëndi të zhvilluar.

Ky qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon.

Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet tjera që mbanin të njëjtin emër në kohën antike. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin.