Në Shqipëri janë ngritur e po ndërtohen edhe disa hotele apo resorte që bëjnë maksimumin për të garantuar cilësi të lartë në akomodim dhe shërbime për ata që etiketohen si klientët elitarë.

Montrelux Resort në Malin e Moravës, që quhet edhe ballkoni i Korçës, nga ku qyteti duket si në pëllëmbë të dorës, është një nga investimet model të turizmit malor.

Vizioni: “Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike,

natyrore dhe sociale të vendit”, mishërohet në çdo element nga forma në brendesi të këtij resorti.

Perfaqësues të Montrelux Resort konfirmojnë se janë orientuar drejt tregut kinez për të blerë materialet cilësore që garantojnë standarte cilësore dhe konkuruese në fushën e turizmit.