Fshati Iballë, ose Iballja siç e quajnë vendasit është një emër shumë i vjetër dhe i banuar mijëra vjet para Krishtit. Në këtë zonë Pirustët, xehetarë të shkëlqyer, kanë shkrirë metale, kanë prodhuar arin, argjendin dhe armët e luftës. Pirustët në Iballë kishin kalanë e tyre ku brenda mureve të sajë gjenden kisha e fisit Thaç dhe varrezat e këtij fisi.

Fare pranë tempullit të shenjtë të kishës së Thaçit gjëndet edhe një lis shekullor që dëshmon për lidhjet e ngushta të banorëve me natyrën.
Rrapi në traditen e këtyre zonave është edhe simbol i forcës, qëndresës dhe madhështisë.
Gjetjet arkeologjike të kulturave shumë të lashta dëshmojnë se lisi adhurohej shumë. Edhe në mitologjinë shqiptare, lisi është druri më i përmendur që haset thuajse në gjithë traditën folklorike nga lashtësia e deri në ditët tona.