Rreth një shekull më parë, kur shënonte edhe kulmin zhvillimit, këtu numëroheshin rreth 500 shtëpi.
Që nga viti 1800, Dardha është përmendur për punimin e drurit, shajakut dhe kostumeve të bukura. Tashmë zhvillimi i sajë varet nga turizmi.
Dardha është e ndërtuar me shtëpi karakteristike përdhese të mbuluara me plloça guri të hirta. Krahas tyre gjënden edhe ndërtesa të reja dhe hotele bashkëkohore që rrethohen nga flora e pasur e kësaj zone.
Rrugët e shtruara me kalldrëm harmonizohen natyrshëm me ndërtesat e vjetra dhe stilin e ndërtimit.
Gjatë dimrit kur bien rreshje të mëdha dëbore, pistat natyrore janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, sidomos të skive.