Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Kja hapësirë nga më të frekuentuarat shërben për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat.

Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që me shtrirjen e tijë krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreske.
Parku i Madh konsiderohet mushkëria e kryeqytetit. Mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh u japin larmi dhe bukuri peisazheve në këtë habitat natyrorë.
Në këtë zonë piktoreske ndodhen kënde lojërash për fëmije dhe të rritur, Amfiteatri natyror, dhe disa pika atraktive si Kisha e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare, etj.