Në zemer Shkodrër ndodhet një rrugë mjaft e njohur dhe historike: Rruga Kolë Idromeno, ose Pedonalja që shtrihet në zemër të qytetit në një gjatësi rreth 800 m, e shtruar me gurë dekorativë qe konsiderohet si krenaria dhe identiteti i spikatur europian.

Rruga mban emrin e personalitetit që e projektoi: Kolë Idromeno, arkitekt, dhe artist i shquar.
Ajo është një nga atraksionet turistike më të njohura pasi pergjatë sajë ndodhen edhe kafene, restorante e njësi te shitjes së prodhimeve artizanale.

Në këtë zonë gëshetohen natyrshëm e tashmja dhe e shkuara.

Ne stilin dhe materialet e ndertesave bien në sy detajet e shumta veneciane të cilat Idromeno i solli në Shkodër pas shkollimit të në Venecia, në shekullin 20-të

Shtëpitë klasike dykatëshe, mjaft prej të cilave në stilin venecian, krijojne një atmosferë shkodrane dhe universale brenda këtij qyteti të njohur të veriut të Shqipërisë.