Restaurimi i Pazarit të Vjetër të Korçës është një nga investimet më të mëdha të realizuara vitet e fundit në këtë qytet.

Arkitektët, me projektet e tyre bënë të mundur që godinat të restaurohen duke iu përshtatur funksionit të ri. Brenda tyre u krijuan mjedise e sisteme moderne, ndërsa nga jashtë peisazhi ngjanë afër origjinalit, pazarit të vjetër.

Me funksion kryesor tregun dhe hotelerinë kjo zonë u kthye menjëherë në një destinacion turistik me fluks të madh vizitorësh.

Por në kushtet e pandemisë, pazari i Korçës nga zona më e frekuentuar është kthyer në zonën më të braktisur.

Dyqane të mbyllura, kafene të zbrazura, tavolina e rugica bosh.

Duket disi e pabesueshme por kjo zonë tashmë e vdekur ishte më vitalja në qytetin e Korçës.

Shpresa vdes e fundit shprehen pas kameras disa perfaqësues të bizneseve duke uruar që kjo situatë të marrë fund sa më parë.