Chaxiang-u është një fshat i vogël në Qiannan të provincës Guizhou të Kinës. Toka e këtushme vuan nga shkretëtirëzimi, por në të rritet gjithashtu një bimë me fruta në një formë të veçantë dhe të pasura me lëndë ushqyese: fiku i detit. Me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë, ndërmarrjeve dhe fshatarëve, tani fiku i detit bëhet lëng, verë e produkte të tjera, ose thahet. Këto fruta të vogla luajnë një rol të rëndësishëm e me anë të tyre banorët e fshatit Chaxiang kanë dalë nga varfëria.