Voskopoja është një pikë turistike që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës.

Ajo ka qenë një qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330.

Qyteti i dikurshëm kishte shtypshkronjë, akademi, spital dhe 25 kisha unikale me afreske nga më të lakmuarat.

Djegies dhe shkatërrimit ndër shekuj i kanë mbijetuar vetem pesë prej tyre, të cilat ruajnë vlera të mëdha të artit mesjetar dhe janë përherë pika tërheqëse turistike.

Kisha e Shën-Kollit është objekti me më shumë vlera dhe më i plotë i kishave të mbetura në Voskopojë, dhe një nga shembujt më të mirë të arkitekturës kishtare ortodokse të shekullit XVIII, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Brendësia e kishës është dekoruar me piktura murale të krijuara nga mjeshtri i shquar David Selenica dhe bashkëpunëtorët e tij Kostandini dhe Kristo.