Ferma "Uka" sjellë konceptin e njohur “Nga ferma në tavolinë", ose nga toka në tavolinë. Në të kultivohen pothuajse të gjitha kulturat drufrutore dhe perimore.

Vera cilësore "Uka" përbën krenarinë e kësaj pike agroturizmi.

Ferma është ndërtuar tërësisht mbi parimet e prodhimit të integruar dhe mbështetet në praktikat e mira bujqësore. Qëllimi dhe filozofia, që në zanafillë, kanë qenë krijimi i një ferme pilot, shumëfunksionale, eksperimentale, agroturistike, por edhe qendre didaktike e kërkimore-shkencore për praktikat profesionale të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.