Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë është çelur një ekspozitë me rastin e festave të nëntorit. Në këtë ekspozitë paraqiten portretet e 40 firmëtareve të Aktit të Pavarësisë të 28 Nëntorit 1912.

Kjo veprimtari e titulluar “Etërit e Pavaresise” ka për autor piktorin Arben Morina.