Artisti shqiptar Alfred Mirashi – Milot, është një prej krijuesve që prej vitesh jeton në Firence, qytetin e Rilindjes Evropiane.
Ai do te prezantojë Italinë në bienalen e artit në Jinan të Shandongut në Kinë, që do të organizohet më 12 Dhjetor të këtij viti.
“Fuqia e Harmonisë” titullohet Bienalja e Artit Kontemporan, ku artisti shqiptar do të prezantohet me dy vepra.
Në këtë veprimtari do të marrin pjesë më shumë se 100 artistë bashkëkohorë nga mbi 20 vende të botës.
“Çelësi i thyer është simboli identifikues i veprave të artistit Milot.
Ky artist shqiptar ka në proces realizimi në Itali, skulpturën me të madhe të vendosur deri tani në Evropë, pothuajse 50 metër të lartë, që ndodhet në qytetin Italian të Avelinos.