Studiuesit e huaj kanë shkruar se kultura e Shkodrës ka rrezatuar jo vetëm në Shqipri, por edhe në Ballkan. Në këtë qytet në vitin 1858 u shkrep fotografia e parë shqiptare nga dinastia "Marubi", çka tregon shkallën e lartë të zhvillimit te tij në atë periudhë te vështirë që po kalonte vendi. Në vitin 1940 të gjithë arkivat e negativëve të familjeve te fotografëve u shtetëzuan në fondin e fototekës "Marubi", që tashmë eshte kthyer në një institucion mjaft të rëndësishëm: Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
Sot ky muze fotografik mban një koleksion prej më shumë se pesëqindmijë negativësh që shtrihen nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit të njëzet.
Ne muzeun Marubi gjendet një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme si etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi në Bunë etj,