Si një vend mesdhetar, shega është një frut mjaft i përhapur edhe në Shqipëri. Ajo rritet pothuajse në të gjithë vendin deri në lartësinë 840 m mbi nivelin e detit, në luginat e lumenjve dhe në faqet e kodrave me drejtim nga Juglindja.
Kjo bimë ka gjetur kushte të mira për mbijetesën e vet në kushte natyrale, por edhe të kultivuara. Sipas statistikës së vitit 1970, rezulton se në Shqipëri kanë qënë të mbjella rreth 220 mijë rrënjë shege.
Resurset e natyrës dhe kostoja e lirë e punës i kane nxitur gjithnjë e më shumë fermerët për të rritur siperfaqet e reja te mbjella me shegë si alternativë e mirë për ekonominë dhe tregun bujqësor shqiptar. Petrit Çobo nga Berati tregon përvojën e tij për rritjen e shegëve.