Ekspertët e kanë vlerësuar lart premtimin e Kinës për të arritur asnjanësimin e karbonit deri në vitin 2060. Por për Kinën, realizimi i këtij objektivi të rëndësishëm kërkon dyfishimin e përpjekjeve të saj për dekarbonizimin. Ajo duhet të shtojë ndjeshëm përdorimin e energjisë së rinovueshme në dekadat e ardhshme, duke transformuar strukturën e vet të tanishme energjetike. (Xu Guang)