Me rikthimin në normalitet të jetës në Kinë janë rihapur edhe shumë nga parqet. Sot do të shkoj në Pallatin e Verës në Pekin pasi dua t'ju sjell një grimcë interesante nga kryeqyteti kinez, dua t'ju tregoj natyrën dhe arkitekturën perandorake të Pallatit të Verës.