Vizita e Pelosit në Tajvan është një tradhti politike dhe një pabesi! Duke rishikuar faktet historike, gazetari i CGTN-it Wang Guan vë në dukje se ShBA-ja ka luajtur me "shpatë me dy tehe" dhe ka bërë lojëra fjalësh lidhur me parimin e "Një Kine" dhe çështjen e Tajvanit për një kohë të gjatë. Pala amerikane ka nënshkruar tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, por ka zbatuar "gjashtë garancitë për Tajvanin" që janë në kundërshti me tre komunikatat, dhe ka premtuar të mbajë vetëm shkëmbime "jozyrtare" me Tajvanin, por tashmë “zyrtarja nr. 3” amerikane lejohet të vizitojë Tajvanin.