Numri prej 1 milion vdekjesh në ShBA nuk do të thotë se pandemia ka përfunduar. Rastet e reja janë rritur në maj, ndërsa virusi ndryshon dhe transmetohet në një nivel të papërfytyrueshëm. Atyre që mbijetojnë, mund t’u duhet të jetojnë me sindroma kronike, si sëmundjet e mushkërive, zemrës ose veshkave. Rruga e duhur është menaxhimi i pandemisë, që nënkupton gjithashtu trajtimin e problemeve të polarizimit, pabarazisë dhe kalbjes së sistemit shëndetësor publik. Por mbi të gjitha, shkenca duhet të mbizotërojë mbi gjeopolitikën.