Wang Guan i CGTN-it e vë fokusin te njerëzit që kanë vuajtur më shumë gjatë pandemisë. Një zyrtar ka folur për "sasi jashtëzakonisht shpërpjesëtimore vuajtjesh te njerëzit ‘me ngjyrë lëkure të zezë dhe kafe’". Racizmi përshkon kujdesin shëndetësor, duke i bërë amerikanët me ngjyrë të qëndrojnë larg tij, për shkak të eksperimenteve joetike të së kaluarës mbi ta që u shkatërruan jetën. Ato kujtime historike kanë krijuar një mosbesim që ka mbijetuar brez pas brezi. Fëmijët janë gjithashtu viktima të mëdha. Më shumë se 200 000 syresh kanë humbur prindërit ose kujdestarët kryesorë dhe përballen me vendosjen në institucione ku abuzimi dhe ngacmimet seksuale janë të rëndomta dhe mund t’u lënë pasoja për tërë jetën.