Programi i posaçëm i CGTN-it hedh një vështrim mbi rolin që luajtën mesazhet e përziera gjatë pandemisë, se si ato i pështjelluan njerëzit dhe e përkeqësuan gjendjen. Ndërsa autoritetet shëndetësore nxitën mbajtjen e maskave në hapësirat e brendshme publike, lëvizjet kundër maskave bënë thirrje për heqjen e tyre në emër të lirisë. Punonjësit shëndetësorë ishin të rraskapitur dhe u mungonin burimet, ndërsa spitalet e pasura morën më shumë dhurata bujare nga qeveria. Dhe për më keq, mjekët dhe infermierët duhej të vendosnin se cilët të sëmurë të shpëtonin dhe cilët të linin të largoheshin nga kjo jetë.