Presidenti i Kinës Xi Jinping deklaroi zyrtarisht fitoren e vendit në çrrënjosjen e varfërisë ekstreme në fjalimin e tij në një konferencë kombëtare vlerësimi në Pekin të enjten e kaluar, duke thënë se gjithë banorët në zonat rurale u shkëputën nga varfëria absolute, një hap i madh drejt shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet.
Momenti historik u arrit pas daljes nga varfëria të 100 milionë banorëve ruralë në 823 konte të varfra qysh nga viti 2013.
Presidenti Xi i ka kushtuar rëndësi të madhe zbutjes së varfërisë. Qysh nga viti 2012, ai ka vizituar 14 zona shumë të varfra në Kinë dhe ka inspektuar 14 fshatra të varfra. (Wang Lei/ Artani)