“Pas 30 vjetëve përpjekjesh nga populli, Xiadang është bërë një vend i aksesueshëm me rrugë të re dhe banorët vendorë kanë një ndjesi më të madhe lumturie dhe ndihen më të plotësuar. Kjo është një provë e pastër e shprehjes së vjetër se ‘zogjtë e dobët duhet ta nisin herët fluturimin dhe pikat e vazhdueshme të ujit gërryejnë gurin,” shkruajti presidenti Xi Jinping në një mesazh për banorët në Xiadang në gushtin e vitit 2019, pasi mori vesh për mposhtjen e plot të varfërisë atje.
Xiadang ndodhet nëpër male ëdhe është fshati më rural në konten Shouning, prefekturën Ningde, provincën Fujian të Kinës Juglindore.
Kur Xi filloi detyrën e tij si sekretari i PKK-së në Komitetin Ningde në 1988, Xiadang ishte një zonë me burime të pakta. Nuk kishte rrugë, as ujë nga rubineti, kishte buxhet të paktë dhe nuk kishte ndërtesa zyrash.
Xi bëri 3 vizita në Xiadang dhe secila nga vizitat kishte shumë ndikim mbi këtë qytezë, duke ndihmuar banorët të tejkalojnë pengesat malore dhe ecin drejt lulëzimit.