Në vitin 1969, një adoleshent nga Pekini mori pjesë me 17 milionë studentë kinezë në "Aktivitetin e punësimit në fshat", një fushatë e nisur nga kryetari i shtetit të asaj kohe Mao Zedong që u kërkoi të rinjve të provojnë jetën nëpërmjet punësimit në rajonet rurale.
Ai udhëtoi tek një fshat i shkretë në pllajën Loess në Kinën veriperëndimore dhe jetoi në zonat e thella malore për shtatë vjet.
Emri i tij është Xi Jinping.
Liangjiahe, një fshat malor shterp në provincën Shaanxi në atë kohë, sot është një rajon i begatë me një sektor modern bujqësor dhe turizëm të lulëzuar.(Xu Guang)