Koncepti“Tre zonat dhe tre prefekturat” përfshin "tre zonat": Tibetin, zonat përkatëse me banorë të kombësisë tibetiane në katër provinca përreth Tibetit dhe në jug të Rajonit Automon të Xinjiang-ut, si edhe Hotanin, Aksunë, Kashgarin dhe Kizilsu-në në Xinjiang, ndërsa "tre prefekturat" përfshijnë Liangshan-in e provincës Sichuan, Nujiang-un e provincës Yunnan dhe Linxia-në e provincës Gansu. Të gjitha ato kanë një mjedis të ashpër natyror dhe nivel të ulët civilizimi shoqëror, banorët kanë nivel të ulët arsimor edhe të ardhurat janë të ulëta. Deri në fund të vitit 2016, në këto zona ishin të regjistruar gjithsej 3.83 milionë të varfër, pengesa e fundit dhe më e vështira që duhej të kapërcehej patjetër në luftën e Kinës kundër varfërisë.