Kombi kinez ka luftuar kundër varfërisë për mijëra vjet.
Megjithatë, edhe në "periudha të lulëzuara" në histori, kinezët nuk u larguan asnjëherë nga varfëria. Para themelimit të Republikës Popullore, Kina ishte vendi me numrin më të madh të të varfërve në botë.
Pas themelimit të Kinës së Re, Partia Komuniste e Kinës filloi ta udhëheqë popullin në luftën kundër varfërisë. Me përpjekjet brez pas brezi, populli kinez e ka ndryshuar gjendjen e varfërisë dhe brenda disa dekadave, më se 700 milionë fshatarë u shkëputën nga varfëria.