Ata janë pionierët,
Ata janë udhë ndërtuesit e miqësisë kino-shqiptare,
Hapet ditari i rinisë me historitë e atyre viteve.
--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Kujtojmë, për të mos harruar
--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Gjatë mbi 10 vjetëve që punoj me gjuhën shqipe, vërej se shumë të rinj nuk e njohin apo kuptojnë atë kohë. Në këtë dokumentar, ne kemi intervistuar shumë specialistë që sot janë në një moshë të madhe. Nëse dikush nuk i kujton këta njerëz, ndoshta me kalimin e kohës, ata do të humbin. Por nëse ka një shënim, një kujtim, ne mund trashëgojmë punën e tyre, përndryshe s'mund të hulumtime në të ardhmen.
Kujtojmë, për të mos harruar
Kujtojmë vitet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë
Duke folur për eksperiencën në Shqipëri, duket sikur ata të kthehen në moshën e rinisë dhe në sytë e tyre rrjedhin lotët. Shumë prej tyre u shprehën se kohët në Shqipëri ishin eksperienca më e veçantë dhe më e shkëlqyer e jetës së tyre.
Në vitet 60' e 70' të shekullit të kaluar, shumë teknikë të rinj kinezë shkuan në Shqipëri për ta ndihmuar këtë vend të zhvillojë sektorë të ndryshëm. Atë kohë, Shqipëria ndodhej në etapën e ndërtimit, ku sektori i prodhimit të çelikut ishte domosdoshëm për zhvillimin e industrisë shumë të dobët. Shumë inxhinierë të rinj kinezë të metalurgjisë shkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në ndërtimin e kombinatit të çelikut.
Specialisti i metalurgjisë Hou Shuting ishte përgjegjësi i dytë i palës kineze në kombinatin e çelikut të Elbasanit. Atë kohë ai ishte mbi 30 vjeç dhe i udhëhoqi specialistët e rinj të të dy vendeve të studionin gjendjen shtetërore të Shqipërisë për të gjetur rrugën e duhur të zhvillimit.
"Së pari duhej të zhvillohej ekonomia. Çeliku ishte baza e zhvillimit ekonomik dhe pa çelik, ishte e vështirë të zhvilloheshin sektorët e tjerë. Atë kohë Shqipëria s'kishte shumë valutë të huaj për ta importuar çelikun, prandaj ne përdorëm kryesisht lëndë të parë shqiptare për ta prodhuar. 'Mbështetja në forcat e tona' ishte një parullë që theksohej herë pas here në Shqipëri."
Megjithëse në Shqipëri ka burime të pasura natyrore, mungon mineral i pastër hekuri duke i sjellë metalurgjisë së çelikut vështirësi të mëdha. Një grup të rinjsh me vullnet të fortë bënë përpjekje të palodhshme për t'i kapërcyer vështirësitë. Vajza e re Sun Yixin ishte përkthyese e gjuhës shqipe. Për të siguruar saktësinë e përkthimeve, ajo studioi posaçërisht për të fituar njohuri në fushën e metalurgjisë.
"Sepse minerali shqiptar i hekurit është i jashtëzakonshëm, ku përfshihen nikeli e kobalti. Këto dy elemente janë armiq të metalurgjisë së çelikut dhe duhet të hiqen. Prandaj duhet të zotërohet së pari teknologjia e heqjes së nikelit e kobaltit nga minerali i hekurit."
"Kjo detyrë iu ngarkua uzinës së 5-të të çelikut të Shangait. Kjo ishte një ndërmarrje e madhe e prodhimit të çeliku me 20 mijë punëtorë pranë Drejtorisë së Metalurgjisë. Aty prodhohej çelik i zakonshëm dhe çelik aliazhi me konvertor e me energji elektrike. Nën këtë gjendje, uzinës së pestë të çelikut të Shangait iu ngarkua detyra e ndihmës në ndërtimin e kombinatit të çelikut të Elbasanit."
Qysh nga ajo kohë, uzina e pestë e çelikut e Shangait vendosi lidhje me kombinatin e çelikut të Elbasanit. Për të përdorur mineralin e posaçëm të hekurit shqiptar, shumë specialistë kinezë të çelikut bënë herë pas here prova dhe krijuan duke harxhuar 10 vjet në një projekt të hidrometalurgjisë së çelikut. Mund të themi se shumë specialistë kinezë investuan rininë e tyre në këtë projekt.
Duhet të dihet se pastrimi i nikelit e i kobaltit ishte një punë shumë e lodhshme. Në këtë proces përdorej amoniak, i cili është shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Teknologjia kineze e kryente këtë punë duke u përballuar rrezikun e jetës. Ndër të cilët një teknik nga uzina e çelikut Maanshan me emrin Zhang Baosheng sakrifikoi jetën gjatë punës dhe punëtorët e inxhinierët pësuan sëmundje të mushkërive.
Fei Minfu ishte specialisti i administrimit të instrumenteve i kombinatit të çelikut të Elbasanit. Duke kujtuar kohën e vënies në prodhim të kombinatit, atij iu kujtua rinia.
"Ishim për 24 orë në gjendje pune për të siguruar prodhimin e rregullt. Nëse lindte ndonjë problem, na lajmëronin me telefon dhe ne shkonim menjëherë në kombinat për këtë punë. Kjo gjendje zgjati për disa muaj. Nganjëherë ne flinim në zyrë."
Qysh nga fillimi, në vitin 1965, i hulumtimit deri në vënien në prodhim në vitin 1976, pas përpjekjeve të specialistëve kinezë, kombinati i çelikut i Elbasanit trajtoi për vit 1 milion tonë mineral hekuri, prodhoi 5000 tonë nikel, 200 tonë kobalt dhe 250 mijë tonë çelik. Ndërtimi i këtij kombinati quhej në Shqipëri "çlirimi i dytë". Krahas mbi 500 të rinjve kinezë që morën pjesë në ndërtimin e kombinatit të çelikut, gjithsej rreth 6000 teknikë kinezë shkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në ndërtimin e sektorëve të ndryshëm e disa prej tyre sakrifikuan jetën e re në Shqipëri.
"Ndër shokët tanë që punuan në Shqipëri, tre prej tyre sakrifikuan jetën për fat të keq. Ata ranë në krye të detyrës si dëshmorë. I pari është Zhang Baoyu: Drejtoria Qendrore e Radios e dërgoi në Shqipëri për të ndihmuar në krijimin e stacionit televiziv. Kur instalonte një antenë në malin e Dajt, ai u rrëzua nga shkëmbi dhe humbi jetën. I dyti është Li Dexiong, që u përplas nga një makinë në Krujë afër Tiranës. Tjetri është Peng Guiwen, ai ishte përkthyes i gjuhës shqipe. Njësoj si kolegët kinezë, shokët shqiptarë e vuajtën thellë vdekjen e dëshmorëve kinezë. 。"
"Shqipëria zhvilloi ceremoni mortore shtetërore për Zhang Baoyu-në. Varrimi ishte shumë solemn. U habita për këtë varrim kombëtar me klasë kaq të lartë për një të huaj. Kur u përcoll trupi për në varreza, mijëra qytetarë shqiptarë dolën për t'i dhënë lamtumirë, skena ishte shumë prekëse. Gazeta kineze 'Renminribao' botoi posaçërisht një kryeartikull për këtë ngjarje. Ambasadori i Shqipërisë në Kinë vizitoi posaçërisht shtëpinë e Zhang Baoyu-së për t'i shprehur ngushëllime familjes. Këto gjeste shfaqnin miqësinë e thellë midis Kinës e Shqipërisë."
Krahas dërgimit të teknikave në Shqipëri, shkëmbimet kino-shqiptare u thelluan më tej në të gjitha fushat.
Jiang Zuhui është koreografja e njohur e Kinës për baletin "Detashmenti i Kuq i Grave". Në vitin 1964, si nëndrejtore e Teatrit Qendror të Baletit të Kinës, Jiang Zuhui shkoi në Shqipëri, posaçërisht për të drejtuar trupën e Shqipërisë për të vënë në skenë shfaqjen "Detashmenti i Kuq i Grave".
"Ata më thanë se gjatë Luftës Nacionale Çlirimtare, shumë familje i dërguan djemtë në çetat partizane. Ndoshta për këtë arsye, shumë shqiptarëve u interesoi tregimi "Detashmentit të Kuq të Grave".
Balerini i ri Luan Shtino, që bashkëpunoi atëherë me zonjën Jiang Zuhui për baletin "Detashmenti i Kuq të Grave", u bë më vonë mjeshtër i baletit i Shqipërisë. Nga këto fotografi, Luani u dallua menjëherë nga punonjësja shqiptare e Radios së Jashtme të Kinës.
Pas shumë kërkimeve, gjetëm mikun e vjetër të zonjës Jiang Zuhui.
"Në këto fotografi dola së bashku me koreografen Jiang Zuhui në vitin 1966. Bashkëu jemi njohur në Moskë gjatë viteve 1958-1959, kur ajo dhe Panajot Kanaçi studiuan së bashku në institutin e arteve të Bashkimit Sovjetik. Jiang është koreografe shumë e dalluar, e zgjuar dhe e talentuar."
"Më ka lënë përshtypje të thellë se balerinët shqiptarë i duronin shumë vështirësitë, ishin plotë energji dhe entuziazëm. Flas rusisht dhe shumë prej tyre gjithashtu flasin rusisht, prandaj shkëmbimi midis nesh ishte shumë i lehtë."
"Jemi artistë, edhe ata janë. Në shumë raste komunikonim pa folur. Një gjest, një lëvizje koke dhe ne kështu e kuptonim njëri-tjetrin. Gjuha nuk na pengoi."
Kështu, arti u bë një tjetër urë që lidhi të rinjtë kinezë me ata shqiptarë. Baleti dhe muzika, që shoqëruan bubullimat e furrave të çelikut dhe sirenat e makinave, u gërshetuan në melodinë e rinisë, që i afroi të rinjtë kinezë dhe shqiptarë. Ata e kuptuan njëri tjetrin me entuziazëm dhe sinqeritet.
Pianisti Chen Bigang, dha mësime pianoje në Institutin e Lartë të Arteve të Shqipërisë gjatë viteve 1963-1966. Duke folur për kohën në Shqipëri, Chen ndihet shumë i i emocionuar.
"Kinezët janë më të zellshëm, por shqiptarët janë më të talentuar. Ata kanë karakter më të hapur dhe veprojnë sipas mendimit, kurse ne kinezët jemi më ndryshe, më të përmbajtur, më pragmatik dhe më utilitar. Në fushën e artit, këto ndryshime i ndien fort.
Pikërisht ky karakter i hapur i shqiptarëve,i bëri specialistët kinezë që ndodheshin larg atdheut dhe familjes, të ndjenë gjithmonë gëzim dhe kënaqësi nga bashkëpunimi me vëllezërit shqiptarë.
Song Qiming, ishte përkthyesi i Kompanisë së Anijeve Kinë-Shqipëri. Bashkëpunimi me palën shqiptare i la përshtypje të këndshme gjatë dhjetëra viteve.
"Ata na përkrahnin në përgjithësi. Për shembull pala shqiptare i drejtonte anijet tona të ankoroheshin në port. Kjo kishte shumë rëndësi, sepse një ditë më pak jashtë portit, kishte kosto të lartë. Nëse në port kishte vend, ai do të rezervohej për anijet kineze. Pasi përfundonte ngarkimi, nëse kishte ende hapësirë në anije, do t'i telefonoja fabrikës së duhanit të Durrësit, e cila ishte me ndihma kineze. Drejtori i fabrikës, që ishte shumë dashamirës, me të marrë telefonatën tonë, shtonte menjëherë turne të prodhimit, kështu të prodhoheshin disa arka duhan për të plotësuar hapësirën e anijes. Kështu, nuk do të na shtonte dëm hapësira në anije si dhe do të kishin fitime nga transporti detar."
Guo Keli ishte përgjegjësi i palës kineze i Uzinës së Superfosfatit të Laçit. Në përshtypjet e tij, gjëja më e këndshme ishte vizita në shtëpinë e disa miqve shqiptarë.
Kur ndodhesha atje, shqiptarët i gjetëm mikpritës. U ftuam në shtëpitë e punëtorëve, oficerëve dhe e madje edhe zyrtarëve vendorë.
Liu Jinmin ishte specialit i prodhimit të acidit sulfurik në Uzinën e Superfosfatit të Laçit. Ky i moshuar kujton shpeshherë me humor jetën në Shqipëri.
Kur arrita në Shqipëri, isha 60kg, por kur u ktheva, u bëra 85kg. Kjo tregon miqësinë e shqiptarëve ndaj kinezëve. Ata u kujdesën shumë mirë për jetesën tonë. U mësuam shumë shpejt me jetën në Shqipëri. Çdo javë, ne ftoheshim të merrnim pjesë koncerte bashkë me shokët shqiptarë dhe me banorët vendës.
Në një atmosferë të tillë, specialistë të rinj kinezë, luftonin krah për krah me vëllezërit shqiptarë, me mençuri, trimëri dhe entuziazëm rinor. Gjatë kësaj lufte plot sfida, ata korrën gëzime e sukses, përfunduan projekte plot krenari, por mbi të gjitha fituan miqësinë e shqiptarëve.