Ata janë pionierët,
Ata janë udhë ndërtuesit e miqësisë kino-shqiptare,
Hapet ditari i rinisë me historitë e atyre viteve.
--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Kujtojmë, për të mos harruar
--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Gjatë mbi 10 vjetëve që punoj me gjuhën shqipe, vërej se shumë të rinj nuk e njohin apo kuptojnë atë kohë. Në këtë dokumentar, ne kemi intervistuar shumë specialistë që sot janë në një moshë të madhe. Nëse dikush nuk i kujton këta njerëz, ndoshta me kalimin e kohës, ata do të humbin. Por nëse ka një shënim, një kujtim, ne mund trashëgojmë punën e tyre, përndryshe s'mund të hulumtime në të ardhmen.
Kujtojmë, për të mos harruar
Kujtojmë vitet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë
【ZHANG】:Sipas meje, këta veteranë, që kanë qenë në Shqipëri në vitet '60 dhe '70 të shekullit të kaluar, kanë qenë me të vërtetë punonjës më të talentuar të vendit. Ata janë si drita që ndriçon rrugën time, si dhe shembull për t'u mësuar.
【FAN】Pasi Henry Kisinger vizitoi Kinën, ia raportuam shpejt Shqipërisë, Vietnamit, si edhe vendeve të tjera. Shqipëria na ka shprehu pakënaqësi të madhe dhe nuk ishte dakord për normalizimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së. Ky ishte shkaku kryesor që marrëdhëniet Kinë-Shqipëri filluan të përkeqësoheshin në atë kohë.
Me zbutjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe ShBA-në, marrëdhëniet e Kinës me Shqipërinë filluan të futeshin në një fazë jo harmonike.
【HOU】Në atë kohë, kishte shqiptarë që zhvillonin praktikën në Kinë. Në fabrikën tonë, kishte disa salla të mëdha, ku shfaqeshin shpeshherë filma. Kishte një dokumentar mbi vizitën e presidentit amerikan Richard Nixon në Kinë dhe mbi takimin e tij me kryetarit Mao Ze Dong. Kur shqiptarët e panë këtë skenë, dolën jashtë menjëherë, duke kënduar në shqip. Në fillim nuk kuptuam çfarë po këndonin dhe madje disa prej nesh u dhanë atyre duartrokitje. Më pas, morën vesh që ata po këndonin "vdekje revizionizmit, Enver Hoxha është flamurtari i revolucionit" dhe ndjemë se kishte diçka jo të mirë politike. Në atë kohë, brenda e jashtë vendit kishte goxha raste të tilla.
【FAN】Në vitin 1972, presidenti Nixon vizitoi Kinën dhe Shqipëria shprehu pakënaqësi. Për këtë shkak, marrëdhëniet dypalëshe ishin në rënie dhe kjo mosmarrëveshje ideologjike ndikoi dhe projektet e ndihmës. Shqipëria në atë kohë na kritikonte shumë. Kishte pasur një deklaratë të fortë që thoshte se "ndihmat nga Kina janë orvatje për të shkatërruar ekonominë shqiptare". Shqipëria e ka thënë këtë shpeshherë dhe më në fund, u detyruam të reagonim duke thënë: "Nëse mendoni se ndihmat tona janë për të shkatërruar ekonominë tuaj, atëherë do të tërhiqemi". Kjo është përmbajtja kryesore e notës së qeverisë kineze për Shqipërinë, që u dorëzua më 7 korrik të vitit 1978.
Për shkaqe politike, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri po përballeshin me një sfidë të rreptë dhe teknikët e të dy vendeve ende vazhdonin punën në mënyrë serioze. Ajo që ndodhi më pas ishte një befasi. Cao Songqing ishte përgjegjës për menaxhimin e pajisjeve në kompleksin metalurgjik të Elbasanit. Ai kishte planifikuar një pushim në Kinë, duke shpresuar që të kthehej sërish në Shqipëri me më shumë njohuri profesionale. Por kërkesa e tij nuk u miratua.
【CAO】Drejtuesi ynë kërkonte që punonjësit që kishin më shumë aftësi të vazhdonin punën në Shqipëri. Kur po diskutonim mbi kërkesën time, na erdhi mesazhi nga ambasada, ku kërkohej që të tërhiqemi.
Hou Shuting sapo kishte zbuluar një metodë për rafinimin e mineraleve shqiptare. Njësoj si Cao Songqing, edhe ai u ndje i befasuar kur po përgatitej aktivisht për punë. 。
【HOU】Unë po përgatitesha të kthehesha në Shqipëri, duke qenë se isha gati për prodhimin e lëndëve të para shqiptare. Por për fat të keq, kishte divergjenca mes dy vendeve dhe ekspertët kinezë u tërhoqën. Sipas planit, duhet të kthehesha në Shqipëri me materiale teknike, por nuk e imagjinoja që më pas duhet të shkoja në aeroport këtu në Kinë t'i tërhiqja mbrapsht. Unë personalisht u trondita dhe më erdhi shumë keq.
Me keqardhje, me kujtimet për furrat metalurgjike dhe me dashuri për shokët e punës, inxhinierët kinezë u nisën për në atdhe. Për të rinjtë të të dy vendeve që punuan bashkë prej shumë vitesh, ndarja e punës ishte e thjeshtë, por ndërprerja e miqësisë nuk ishte e thjeshtë. Në kohën e ndarjes, qoftë inxhinierët, qoftë qytetarët e thjeshtë, mbanin lot në sy.
【SUN】Pasi u shokët u kthyen nga Shqipëria, më treguan se kur po largoheshin, punonjësit dhe banorët i përcollën me radhë shokët kinezë dhe të gjithë qanin."
【CAO】Ishim të gjithë teknikë. Kur u tërhoqëm nga Shqipëria, të gjitha qytetarët na përshëndesnin me dorë. Kur kaluam nëpër oborrin e hotelit, kamerieri na përshëndeti me dorë, përkthyesit shqiptarë gjithashtu na përshëndetën. Nuk kishte shumë njerëz në rrugë. Shqipëria kishte vetëm dy milionë banorë. Elbasani është një qytet me dhjetëra e mijëra njerëz. Por kur panë nisjen e makinave tona, të gjitha qytetarët dolën jashtë në rrugë për të na përcjellë e përshëndetur me dorë. Kjo ishte një eksperiencë e çmuar dhe e vërtetë.
Për të rinjtë kinezë, Shqipëria ishte bërë tani një vend me shumë miq të ngushtë dhe kujtime të paharruara.
【ZHANG】Më pëlqenin shumë disa studentë shqiptarë. Më merrte shpesh malli për ta. Pyesja veten se me ç'punë merreshin tani. Si ishte jeta e tyre? Këto mendime më çonin nëpër kujtime.
【ZHANG】Një i ri shqiptar që luante shpesh futboll, më ndihmoi me entuziazëm për të instaluar një antenë. Kishim planifikuar një vizitë tek familja e tij, por nuk e realizova këtë vizitë. Pasi u ktheva në Kinë, më erdhi shumë keq që nuk e plotësova këtë dëshirë. U tregova fëmijëve dhe familjarëve për këtë gjë. Dëshiroj që kjo dëshirë të realizohet në të ardhmen, nëse është e mundur. Do t'ia çoj një dhuratë. Kjo është dëshira ime e thjeshtë.
Në momentin e largimit të specialistëve kinezë nga Shqipëria, të rinjtë kinezë dhe banorët shqiptarë kuptuan thellësisht miqësinë kino-shqiptare. Për të rinjtë kinezë që punuan në Shqipëri, një vend shumë larg Kinës, ajo periudhë e veçantë ishte jo vetëm një eksperiencë pune, por edhe një pasuri e çmuar për të kuptuar rininë.
【SUN】Ajo periudhë 7-vjeçare kur punova në sektorin e metalurgjisë, në kombinatin metalurgjik të Elbasanit të dhe më pas në Drejtorinë e Metalurgjisë të Shangait, përbën një pasuri shpirtërore shumë të çmuar për mua. Nëse nuk do ta kisha këtë përvojë, nuk do të shkoja në vendin e mëvonshëm të punës dhe as nuk do të isha formuar ideologjikisht.
【SONG】Ka kaluar një periudhë e gjatë 40-vjeçare; shkova në Shqipëri në vitin 1968 dhe u largova në vitin 1974. Më vonë, nuk u ktheva asnjëherë në këtë vend. Por kur përmendej Shqipëria, më lindte një ndjenjë për këtë vend dhe shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve mund të zhvillohen më tej nëse ka mundësi. Mendoj se shkëmbimet mes dy vendeve, mes dy popujve mund t'ju ofrojnë të dy palëve interesa të përbashkëta.
Një marrëdhënie e ngushtë diplomatike me bazë ideologjike, kaloi afro 20 vjet situata të ngjashme me dimrin dhe verën. Të rinjtë kinezë që shkuan në Shqipëri me ëndrra dhe entuziazëm, tani janë plakur me flokë të bardhë. Gjatë dhjetëra viteve të kaluara, ata morën dhurata të panumërta të çmuara nga Shqipëria, të cilat kur i merrnin në duar ju kujtohej rinia me miqtë shqiptarë, mosha e zjarrtë e rinisë.
【CEHN】Në kartolinën e Vitit të Ri, nuk mund të shkruhen fjalë të ndërlikuara. Janë vetëm disa fjalë të thjeshta, si gëzuar Vitin e Ri, pra shumë e thjeshtë. Por e gjithë miqësia dhe ndjenjat tona janë përmbajtur brenda këtyre fjalëve të thjeshta. Kartolinat e Vitit të Ri ishin një përshëndetje e sinqertë.
【GUO】Kjo anije ka kuptime të rëndësishme e të shumta. Ajo përfaqëson nivelin e artizanatit të punonjësve shqiptarë dhe simbolizon miqësinë e thellë mes popullit shqiptar dhe popullit kinez. Kjo anija me vela që lundron larg në dete, tregon një histori të gjatë të miqësisë mes dy vendeve që mund të trashëgohet pavarësisht largësisë. Kjo është një dhuratë shumë e mirë.
Në vitin 2014, të moshuarit kinezë u mblodhën përsëri në ambasadën e Shqipërisë në Kinë. Ata treguan aty kujtime të çmuara, por edhe paraqitën shpresat për të ardhmen; që marrëdhëniet kino-shqiptare të fillojnë një lundrim të ri, ashtu siç përshkruante Guo Keli.