“Si mendoni, a duhet të hetohet origjina e koronavirusit në ShBA nga OBSh-ja?” 83.1% e pjesëmarrësve globalë në votim u përgjigjën: “Po!”
Më 30 korrik, Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN) publikoi në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së në “Youtube”, “Twitter”, “Facebook”, VK, “Weibo” dhe “Wechat” një sondazh, ku u paraqitën disa fakte: që nga korriku i vitit 2019, në shtetin Virxhinia të ShBA-së pati raste të një sëmundjeje të pakuptueshme të rrugëve të frymëmarrjes, në shtetin Uiskonsin shpërtheu “pneumonia e cigareve elektronike”, teksa u mbyll befasisht biolaboratori në Fort-Detrik. Nga dhjetori i vitit 2019 deri në janar të 2020-s, 106 nga mostrat e zakonshme të gjakut në 9 shtete të ShBA-së u testuan pozitive për antitrupa të koronavirusit. 83.1 % e përdoruesve globalë të internetit janë të mendimit se ShBA-ja duhet të hetohet.
Një përdorues i internetit në gjuhën angleze u shpreh: “Unë e përkrah OBSh-në të kryejë hetimin e origjinës së virusit në ShBA. OBSh-ja nuk duhet të zbatojë standard të dyfishtë, sepse ajo përfaqëson botën dhe jo vetëm ShBA-në. Ai që akuzon pa pushim të tjerët, sigurisht fsheh shumë gjëra.”
Një përdorues tjetër në gjuhën franceze komentoi: “Pa dyshim, në Fort-Detrik ka sekrete, por asnjë vend nuk guxon të hetojë aty.”
Pjesëmarrësit në sondazh prej mjaft vendeve janë gjerësisht të mendimit se gjurmimi i origjinës së koronavirusit duhet të zhvillohet në shumë vende e rajone. Një përdorues i internetit në gjuhën arabe u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë në luftën kundër pandemisë. (Fani/Artan)