Lidhur me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan, forcat e armatosura të Kinës reaguan, duke thënë se do të marrin masa të mëtejshme ushtarake.

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian, shprehu të martën kundërshtim dhe dënim të fortë për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, në rajonin e Tajvanit.

“Kina i ka ritheksuar disa herë pasojat e rënda të kësaj vizite. Por, Pelosi megjithatë provokoi në mënyrë keqdashëse dhe krijoi krizë, gjë që ka shkelur rëndë parimin e ‘Një Kine’, tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe marrëdhëniet ndërmjet ushtrive të të dy vendeve. Veprimi i palës amerikane u ka dërguar një sinjal të gabuar ‘forcave separatiste’ të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ka përshkallëzuar tensionet midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Partia Progresive Demokratike e Tajvanit shfrytëzoi forcat e huaja dhe nguli këmbë ta ftojë Pelosin. Një veprim i tillë i rrezikshëm patjetër do të shkaktojë pasoja të rënda. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është në një nivel të lartë vigjilence dhe do të reagojë me një sërë veprimesh të shënjeshtruara ushtarake, duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tërësinë territoriale të vendit dhe duke shkatërruar ndërhyrjet e huaja dhe orvatjet e separatistëve tajvanezë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian.

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Siç mësohet, duke filluar nga mbrëmja e 2 gushtit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të kryejë një sërë operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, do të zhvillojë manovra të përbashkëta ajrore e detare në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri, në jugperëndim dhe në juglindje të ishullit, do të kryejë goditje me municion nga largësia në ngushticën e Tajvanit, si edhe do të organizojë prova të lëshimit të raketave konvencionale në ujërat lindore të ishullit të Tajvanit. Ky veprim është një përgjigje solemne kundër përshkallëzimit të fundit të veprimeve negative të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Tajvanit dhe një paralajmërim serioz për forcat separatist të "pavarësisë së Tajvanit".

Gjithashtu, nga ora 12:00 e 4 gushtit deri më 7 gusht (sipas orës së Pekinit), Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës do të zhvillojë manovra ushtarake e veprimtari stërvitore të rëndësishme, duke përfshirë stërvitje me municion luftarak, në ujërat detare dhe hapësirën ajrore të tyre si në vijim:

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

Foto:Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës

25-15.26N 120-29.20E, 24-50.30N 120-05.45E, 25-04.32N 119-51.22E, 25-28.12N 120-14.30E

26-07.00N 121-57.00E, 25-30.00N 121-57.00E, 25-30.00N 121-28.00E, 26-07.00N 121-28.00E

25-34.00N 122-50.00E, 25-03.00N 122-50.00E, 25-03.00N 122-11.00E, 25-34.00N 122-11.00E

22-56.00N 122-40.00E, 23-38.00N 122-51.00E, 23-38.00N 123-23.00E, 22-56.00N 123-09.00E

21-14.00N 121-33.00E, 21-33.00N 121-18.00E, 21-07.00N 120-43.00E, 20-48.00N 120-59.00E

22-43.00N 119-14.00E, 22-10.00N 119-06.00E, 21-33.00N 120-29.00E, 22-09.00N 120-32.00E

Për arsye sigurie, hyrja e anijeve dhe e avionëve në këto hapësira detare dhe ajrore është e ndaluar.