Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi të premten se Kina përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së eksportit të drithërave ukrainase mes Moskës e Kievit.

Wang shprehu shpresën se Rusia e Ukraina do të ruajnë prirjen e dialogut e të bisedimeve për të krijuar kushte për realizimin sa më parë të armëpushimit e të paqes midis dy palëve, duke shtuar se kjo përputhet me interesat e vendeve të rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë t’i përkrahë të dy palët të zhvillojnë dialog e bisedime, për të arritur më shumë rezultate.

Ditët e fundit, zëdhënësi i presidentit turk u shpreh se të premten, presidenti turk Taip Rexhep Erdogan, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe përfaqësuesit rusë e ukrainas do të nënshkruajnë në Stamboll marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase. (Fani/Artan)