Foto nga VCG

Kompania kineze e teknologjisë gjelbër "Envision" ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me qeverinë spanjolle për ndërtimin e parkut të parë industrial me lëshim neto zero në Evropë.

Marrëveshja përfshin ndërtimin e një gjigafabrike për bateritë e automjeteve elektrike, një impiant prodhimi të hidrogjenit të gjelbër dhe një impiant të prodhimit të energjisë nga era.

Sipas "Envision", partneriteti pritet të përshpejtojë tranzicionin drejt lëshimit neto zero e krijimin e industrive të reja në Spanjë, dhe shërben si portë për ndërtimin një ekosistemi industrial mbarevropian të teknologjisë së gjelbër.

Si partneri i teknologjisë së lëshimit neto zero të kompanive dhe qeverive në shkallë globale, "Envision" synon të ndërtojë 100 parqe industriale me lëshim neto zero në dekadën e ardhshme në mbarë botën. (Artan/Fani)