Foto nga VCG

Të dhënat e fundit të publikuara të enjten tregojnë se industria e ndërtimit të anijeve e Kinës vazhdon ta udhëheqë tregun botëror, pavarësisht nga epidemia e COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit (MIIT) të Kinës, në 6-mujorin e parë të këtij viti, porositë e përfunduara, porositë e reja dhe porositë e mbajtura të Kinës zinin përkatësisht 45.2%, 50.8% dhe 47.8% të porosive të përgjithshme ndërkombëtare.

Vetëm në qershor, kjo industri u shkëput nga rënia e përkohshme në prill, dhe porositë e reja i kaluan 4.76 milionë tonët, duke u rritur me 107% në krahasim me majin.

Gjithashtu në qershor, u kryen porosi me peshë 4.22 milionë tonë, duke u rritur 64.2% në krahasim me majin dhe duke shënuar nivelin më të mirë në rreth dy vjetët e fundit.

"Kjo është një arritje e mrekullueshme. Të dhënat tregojnë se rimëkëmbja e rritjes në maj ka bazë të fortë, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e industrisë së ndërtimit të anijeve të Kinës në zinxhirin global të furnizimit," tha Li Yanqing, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Industrisë së Ndërtimit të Anijeve të Kinës. (Fani/Artan)