Foto:VCG

Foto:VCG

Në dhjetë vjetët e fundit, Kina ka pasur ndryshime të mëdha historike në risitë tekniko-shkencore dhe në Treguesin e Inovacionit Global është ngjitur nga vendi i 34-t në vitin 2012 në të 12-tin tani, duke u futur në listën e vendeve inovative. Gjatë 10 vjetëve të fundit, të ardhurat e sektorëve me teknologji të lartë në Kinë janë ngritur nga 9.95 trilionë në vitin 2012 në 19.91 trilionë juanë më 2021. Sektori i prodhimit me teknologji të lartë në vitin 2021 zinte 15.1 % të vlerës së shtuar industriale të të ashtuquajturave ndërmarrje mbi përmasat e përcaktuara, nga 9.4 % në vitin 2012. Krahas kësaj, numri i ndërmarrjeve industriale mbi përmasat e përcaktuara të sektorit të prodhimit me teknologji të lartë u shtua vjet në 414 mijë, nga 246 mijë dhjetë vjet më parë, duke formuar një kontingjent të madh ndërmarrjesh inovative me konkurrueshmëri ndërkombëtare.

Ndërkohë, është ngritur edhe cilësia e produkteve me teknologji të lartë. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, niveli i investimeve në sektorët e teknologjisë të lartë është ngritur nga 1.68 % në vitin 2012 në 2.67 % më 2021, duke realizuar ndryshimin gjigant “nga 0.23 % më pak se investimet e përgjithshme shoqërore në 0.23 % më shumë”. Produktet si televizorët plazma, dronat, smartfonat e pajisjet fotovoltaike janë shumë të pëlqyera në tregun ndërkombëtar, ndërsa produktet si trenat me shpejtësi të lartë, gjeneratorët bërthamorë të brezit të 3-të, fluturimet kozmike me astronautë dhe sistemi i navigimit satelitor "Beidou" janë bërë "kartëvizitat" e reja të Kinës. Si rezultat, imazhi i produkteve me teknologji të lartë të Kinës në botë ka pasur ndryshim thelbësor.(Jiang Lei)