Zbatimi në mënyrë të plotë e besnike i politikës "Një vend, dy sisteme" do të krijojë hapësirë të pakufishme për zhvillimin e rajoneve të posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos, vuri në dukje të premten presidenti kinez Xi Jinping.

Foto:Ceremonia e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut,1 korrik(Foto:Xinhua)

Foto:Ceremonia e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut,1 korrik(Foto:Xinhua)

Duke folur në një miting për 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Xi vuri në dukje gjithashtu se ruajtja e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës është parimi suprem i kësaj politike, e cila garanton që Hong-Kongu dhe Makaoja të ruajnë sistemin e mëparshëm kapitalist për një kohë të gjatë dhe të gëzojnë një shkallë të lartë autonomie.

Duhet të vihet në jetë parimi "Qeverisja e Hong-Kongut nga patriotët", tha kreu i shtetit i Kinës, duke shtuar se është një praktikë e zakonshme në mbarë botën që pushteti politik të jetë në duart e patriotëve.

Hong Kong në atmosferën e kremtimit të kthimit 25 vjeçar në atdhe(Foto:Xinhua)

Hong Kong në atmosferën e kremtimit të kthimit 25 vjeçar në atdhe(Foto:Xinhua)

Përballë trazirave shoqërore dhe dhunës në vitin 2019, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore veproi me vendosmëri për të miratuar Ligjin e Republikës Popullore të Kinës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong më 30 qershor 2020, i cili riktheu shpejt qeverisjen dhe qëndrueshmërinë shoqërore në Hong-Kong, nga gjendja e kaosit.

Duke përmendur pozicionin dhe epërsitë e veçanta të Hong-Kongut, Xi Jinping-u theksoi se ka hapësirë të gjerë për zhvillimin e rajonit.

Tregtia ndërmjet Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) dhe pjesës kontinentale të Kinës është shtuar më shumë se gjashtëfish që nga kthimi i rajonit në atdhe 25 vjet më parë.

Kryeekzekutivi i ri i Hong Kong-ut, John Lee(Foto:Xinhua)

Kryeekzekutivi i ri i Hong Kong-ut, John Lee(Foto:Xinhua)

Nga viti 1997 deri vjet, vlera e tregtisë midis Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale u rrit 6.1 herë, duke shkuar nga 50.77 miliardë në 360.33 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje mesatare vjetore prej 8.5 %. Hong-Kongu është bërë një pjesëmarrës i rëndësishëm në qarkullimin e brendshëm dhe luan një rol kyç në lidhjen e qarkullimit të brendshëm me atë të jashtëm.

"Qeveria qendrore e mbështet plotësisht Hong-Kongun në shfrytëzimin e mundësisë historike të sjellë nga zhvillimi i vendit për të marrë pjesë aktive në strategji të shumta kombëtare, duke përfshirë Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao dhe nismën 'Një brez, një rrugë'," tha Xi.

Hong Kong në atmosferën e kremtimit të kthimit 25 vjeçar në atdhe(Foto:Xinhua)

Hong Kong në atmosferën e kremtimit të kthimit 25 vjeçar në atdhe(Foto:Xinhua)

Gjatë dy vjetëve të fundit, edhe Hong-Kongu është goditur rëndë nga kriza globale e shëndetit publik e pandemisë së COVID-19, veçanërisht nga vala e pestë e saj në fillim të këtij viti. Por ndërsa epidemia u përhap edhe në pjesën kontinentale, qeveria qendrore, si dhe provincat e pjesës kontinentale, bënë të gjitha përpjekjet për të dërguar ekspertë dhe ekipe të ndihmës mjekësore në Hong-Kong.

Mbështetja e tyre ka forcuar ndjeshëm luftën antiepidemike të Hong-Kongut për uljen e numrit të rasteve të rënda dhe vdekjeve, dhe gjithashtu ka lehtësuar trysninë mbi spitalet publike në kulmin e epidemisë.

Me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe përmirësimin e aftësisë qeverisëse të autoriteteve vendore, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut do të ketë një të ardhme më të ndritur, tha presidenti kinez Xi Jinping.

Kreu i shtetit i Kinës mbërriti me tren në Hong-Kong të enjten pasdite për të marrë pjesë në mitingun për 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e re e Hong Kong-ut të drejtuar nga John Lee.