Foto nga VCG

Drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të Kinës Yang Jiechi drejtoi në Pekin të mërkurën nëpërmjet videolidhjes Mbledhjen e 12-të të Përfaqësuesve të Lartë për Çështjet e Sigurisë të BRICS-it. Yang theksoi se vendet e BRICS-it u përmbahen gjithmonë parimeve të hapjes, gjithëpërfshirjes, bashkëpunimit e përfitimeve të përbashkëta, i mbrojnë me vendosmëri interesat e vendeve në zhvillim dhe do të bëjnë përgatitjet e duhura për samitin e BRICS-it, që do të mbahet së shpejti.

Yang Jiechi u shpreh se vendet e BRICS-it duhet të promovojnë stabilitetin e situatës ndërkombëtare dhe të zbatojnë multilateralizmin, për të realizuar sigurinë e përbashkët.

Pjesëmarrësit ranë dakord për promovimin e bashkëpunimit antiterrorist ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit mbi sigurinë e internetit. Ata e përkrahën rolin kryesor të OKB-së në çështjet antiterroriste globale dhe bënë thirrje për krijimin e një sistemi global të qeverisjes së internetit më përfshirës, më përfaqësues e më demokratik.

Palët e ndryshme shkëmbyen gjithashtu mendime për forcimin e multilateralizmit, përballimin e sfidave të reja ndaj sigurisë kombëtare, përsosjen e qeverisjes etj., duke arritur një sërë mendimesh unanime. (Fani/Artan)