Foto nga VCG

Shifrat zyrtare tregojnë se prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës në maj u rrit 0.7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, nga rënia 2.9 % në prill.

Në bazë mujore, prodhimi industrial muajin e kaluar shënoi një rritje prej 5.6 për qind.

Treguesi ekonomik në pesë muajt e parë u rrit me 3.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve të mëdha me një qarkullim vjetor biznesi prej të paktën 20 milionë juanësh, ose rreth 3 milionë dollarë amerikanë.(Artan/Fani)