Foto nga VCG

Inflacioni i konsumit në Kinë në maj mbeti i pandryshuar krahasuar me prillin, në kushtet e furnizimit të mjaftueshëm në treg, ndërsa inflacioni i çmimit të fabrikës ra në nivelin më të ulët në 14 muajt e fundit falë zinxhirëve të rregullt të industrisë dhe të furnizimit.

Sipas të dhënave të publikuara të premten prej Zyrës Kombëtare të Statistikave, pas rritjes me 8 % në prill, muajin e kaluar, treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) i Kinës u rrit 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është rritja më e ulët që nga marsi i vitit 2021, dhe përputhet me parashikimin e bërë në një sondazh të "Reuters"-it.

Në maj, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 2.1 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, po aq sa rritja e prillit dhe pak më e ulët se parashimi i "Reuters"-it prej 2.2 %.

Kohët e fundit, për të mbështetur ekonominë, qeveria kineze ka publikuar 33 masa, që përfshijnë politikat fiskale, financiare, të investimeve dhe industriale.

Kina e ka përcaktuar objektivin e CPI-së në "rreth 3%" për këtë vit. (Fani/Artan)