Foto nga VCG

Zyra e Inxhinierisë Hapësinore e Kinës (CMSEO) bëri të ditur të shtunën në një konferencë shtypi se të dielën do të lëshohet anija kozmike kineze me astronautë “Shenzhou-14”.

Anija planifikohet të lëshohet në 10:44 të mëngjesit sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit Satelitor e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore me raketën “Marshimi i Madh-2F Y14”.

Astronautët kinezë Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe janë zgjedhur për të kryer misionin hapësinor “Shenzhou-14”, tha CMSEO.

Ky do të jetë misioni i parë hapësinor me astronautë në fazën e ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës.

Pas lëshimit të “Shenzhou-14”, moduli laboratorik “Wentian” planifikohet të arrijë në stacionin hapësinor në korrik, moduli tjetër “Mengtian” në tetor, dhe më pas po këtë vit do të mbërrijnë anija e mallrave “Tianzhou-5”dhe anija kozmike me astronautë “Shenzhou-15”. (Fani)