Foto nga VCG

Puna e shpëtimit vazhdon pasi katër veta vdiqën dhe 41 të tjerë u plagosën nga tërmetet që ranë në qytetin Ya'an të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, bënë të ditur autoritetet vendore në një konferencë shtypi të enjten.

Viktimat janë nga kontetë Lushan dhe Baoxing, kurse një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimeve të Qendrës Sizmologjike të Kinës, pas dy goditjeve të tërmetit të mërkurën në mbrëmje në Ya'an, të enjten në mëngjes ra përsëri një tërmet 3.2-ballësh.

Zyrtarët vendorë u shprehën se deri në orën 5 të mëngjesit, 200 tenda, 1 000 jorganë dhe 200 drita tendash janë çuar në kontetë Lushan dhe Baoxing, duke shtuar se janë ndërtuar 61 pika të përkohshme strehimi, 34 në Baoxing dhe 27 janë në Lushan, ku janë vendosur 12 722 të prekur nga fatkeqësia.

Siç bëhet e ditur nga zyrtarët vendorë, gjithsej 13 081 banorë në qytetin Ya’an janë prekur nga tërmeti, dhe 135 shtëpi janë dëmtuar rëndë, ndërsa 4 374 të tjera lehtë.

Edhe pesë hidrocentrale në kontenë Lushan janë dëmtuar dhe personeli përkatës është larguar. (Fani/Artan)