Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping bëri një inspektim të martën në zonën ekonomike Yangpu të qytetit Danzhou në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Zona ekonomike Yangpu është zona e parë kombëtare me investime të huaja me përmasa të mëdha, ku zbatohet politika e zonës doganore. Vlera e përgjithshme e GDP-së aty arriti vjet në 43.66 miliardë juanë, 34.2 % më shumë se më 2020. Në zonën Yangpu ka 39 linja ajrore për tregtinë, të cilat mbulojnë portet kryesore të zonave bregdetare të Kinës dhe të vendeve të Azisë Juglindore. (Jiang Lei)