Fermera moderne detare në provincën Fujian të Kinës Juglindore/ VCG

Fermera moderne detare në provincën Fujian të Kinës Juglindore/ VCG

Në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të industrisë detare në Kinë arriti në 9038.5 miliardë juanë, duke u shtuar 8.3 për qind në krahasim me vitin 2020, sipas "Komunikatës statistikore të ekonomisë detare të Kinës 2021", të publikuar ditët e fundit nga Ministria e Burimeve Natyrore.

Sipas komunikatës, struktura industriale e ekonomisë detare të Kinës është përmirësuar më tej. Në vitin 2021, degët e reja të industrisë detare patën rritje të vrullshme. Kështu, biofarmaceutika detare, prodhimi i energjisë elektrike detare dhe shfrytëzimi i ujit detar patën rritje përkatësisht prej 18.7, 30.5 dhe 16.4 për qind, shifra këto më të larta se rritja mesatare e industrisë detare.

Instalimet e prodhimit të energjisë së erës në provincën Guangdong të Kinës Jugore/VCG

Instalimet e prodhimit të energjisë së erës në provincën Guangdong të Kinës Jugore/VCG

Me tranzicionin e strukturës së industrisë detare, deri në fund të vitit 2021 u krijuan 136 zona demonstrimi të fermave moderne detare, ndërsa porositë për anije me energji të gjelbër zunë 24.4 për qind të porosive të gjithë vitit dhe kapaciteti i përgjithshëm i prodhimit të energjisë së erës në Kinë zuri vendin e parë në botë. (Wang Lei/ Artan)