Foto nga VCG

Në një raport të përbashkët të publikuar të enjten nga Ministria e Financave e Kinës, Qendra Studimore e Zhvillimit e Këshillit të Shtetit dhe Banka Botërore, vihet në dukje se në 40 vjetët e fundit afro 800 milionë veta kanë dalë nga varfëria në Kinë sipas standardit global të varfërisë absolute të Bankës Botërore prej 1.9 dollarësh për njeri në ditë.

Sipas raportit, ky numër zë mbi 75 % të njerëzve të shkëputur nga varfëria në mbarë botën gjatë së njëjtës periudhë. (Fani/Artan)