Numri i rasteve të COVID-19 të gjetura nëpërmjet testimit të detyrueshëm në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës ka qenë në rënie javët e fundit, tha kryekzekutivja e këtij rajoni Carrie Lam në një konferencë për shtypin të hënën.

Ajo bëri të ditur se dy raste pozitive u gjetën ndërmjet 549 të testuarve në një operacion testimi të detyrueshëm që filloi të dielën, me një normë pozitiviteti prej 0.4 për qind, më e ulëta deri tani.

Që nga vala e pestë e pandemisë, qeveria e HKSAR-it ka kryer 287 raunde testimesh të detyrueshme, tha Lam, duke shtuar se përvoja e fituar nga testimi do të jetë me vlerë për testimin e detyrueshëm masiv në të ardhmen.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se rritja e fundit e fluksit të njerëzve në Hong-Kong është shqetësuese, duke shtuar që, ndërsa lodhja nga pandemia është e kuptueshme, publiku duhet të respektojë masat, në mënyrë që ato të lehtësohen në mënyrë graduale e të rregullt.

Të hënën në Hong-Kong u regjistruan gjithsej 7 685 raste të reja të COVID-19, duke përfshirë 3 227 nga testet e acidit nukleik dhe 4 458 të zbuluara prej testeve të shpejta të antigjenit të vetëraportuara. (Artan/Fani)