Foto nga VCG

Të hënën pasdite, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi një mbledhje për të diskutuar punët përkatëse. Para fillimit të mbledhjes, presidenti kinez Xi Jinping dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën zi për viktimat nga aksidenti i rrëzimit të avionit të fluturimit MU5735 të kompanisë ajrore "China Estern Airlines".

Avioni u rrëzua të hënën e kaluar në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës. Nga aksidenti humbën jetën të 132 personat që gjendeshin në bord, duke përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit. Tashmë janë gjetur dy kutitë e zeza të avionit. (Fani/Artan)