Foto nga VCG

Një palë shinash prej çeliku me gjatësi 500 metra u vendosën me sukses në një trase betoni në stacionin hekurudhor Putian në provincën Fujian të Kinës Juglindore të enjten, duke shënuar nisjen e punës së shtrimit të binarëve të hekurudhës së parë me shpejtësi të lartë të vendit që kalon në det.

Hekurudha me shpejtësi të lartë Fuzhou-Xiamen, me një gjatësi 277 kilometra, lidh kryeqendrën e provincës Fuzhou me qytetin-port të Xiamen-it. Kjo hekurudhë, me një shpejtësi të projektuar prej 350 kilometrash në orë, pritet ta ulë kohën e udhëtimit ndërmjet dy qyteteve brenda një ore.

Duke përdorur një makineri të përparuar, punëtorët mund t’i vendosin shinat majtas dhe djathtas njëkohësisht, duke pothuajse e dyfishuar rendimentin e punës, shprehet Zhang Xiaofeng, menaxher projekti nga Grupi i Zyrës së 11-të i Hekurudhës së Kinës.

Sipas Zhang Zhipeng, ekzekutiv i Kompanisë Hekurudhore Bregdetare “Dongnan” të Fujian-it, me ritmin e tanishëm prej rreth 6 km rrugë në ditë, e gjithë puna e shtrimit të binarëve pritet të mbarojë deri në fund të këtij viti.

Projekti i ndërtimit të hekurudhës është planifikuar të përfundojë në vitin 2023. (Artan/Fani)