Foto nga VCG

Kina ka vendosur ta shtyjë zgjerimin e reformës e taksës mbi pronën për këtë vit, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve “Xinhua”.

"Duke marrë parasysh të gjitha aspektet e situatës, nuk ka kushte të përshtatshme për të zbatuar reformën pilot të taksës mbi pronën në më shumë qytete këtë vit," citohet të ketë thënë Ministria e Financave e Kinës.

Për më shumë se një dekadë, Kina ka shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një takse mbarëkombëtare mbi pronën për të stabilizuar sektorin e pasurive të paluajtshme. Që nga viti 2011, Shangai dhe Chongqing-un kanë filluar të vendosin në mënyrë eksperimentale taksat mbi pronën për banesat individuale.

Megjithatë, “taksa mbi pronën” nuk u përmend në raportin e punës së qeverisë për këtë vit, i cili shërben si udhërrëfyes vjetor për zhvillimin e vendit.

Pasi qeveria kineze filloi një fushatë në vitin 2020 për të kontrolluar huamarrjen e firmave të ndërtimit me shumë borxhe, sektori i pasurive të paluajtshme ka vuajtur nga tensioni i likuiditetit, i rënduar nga kërkesa e dobët pas shpërthimit të pandemisë.

Sipas raportit të punës së qeverisë të mbajtur nga kryeministri Li Keqiang në fillim të këtij muaji, do të zbatohen politika të posaçme në qytete për të ndihmuar zhvillimin e shëndetshëm të sektorit të pronave. (Artan/Fani)